
Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.
Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
Por të premten, ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.
Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”.
Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore.
E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë
