Davide Pecoreli, italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh është arrestuar sot në Itali.

https://d7a582daaeaba6c3922b64c78c151741.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Sipas medias italiane, Davide Pecorelli ka përfunduar në burg, ndërsa pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

 “Skuadra me nxitjen e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, ka vijuar me arrestimin provizor për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë së shtetasit italian Davide Pecorelli”, shkruan Shtabi i Policisë së Perugias.

https://d7a582daaeaba6c3922b64c78c151741.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlNë janar të vitit 2021 Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare në Itali, i vuri flakën një makine të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë, në të cilat u gjet mbetjet e eshtrave të njeriut, për të inskenuar vdekjen e tij.

Më vonë ai u gjet i gjallë më 17 shtator 2021 në ishullin e Montecristos në Itali.

“Dokumentet e arrestimit të sotëm i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias, Sergio Sottani, për t’u dorëzuar të hënën në verifikim në Gjykatën e Apelit të Perugias”, përfundon selia e policisë.