
Janë arrestuar xhaxha e nip, të cilët i vendosën tritolin e shtëpisë gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një apartament në afërsi të një blloku banimi në lagjen “Partizani”.
Pronari i shtëpisë, Ardit Pepa së bashku me nipin e tij kishin inskenuar ngjarjen, pasi jetonin në një vend të Bashkimit Europian dhe donin të përfitonin dokumentat atje.
Gjithashtu, asnjëri nga ata nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur tritoli shpërthehu, ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë, nga kamerat e sigurisë, është vënë re një burrë ku shihet se kishte qarkulluar disa herë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku dhe ndodhi shpërthimi.
Nga dëshmitë dhe provat e deri tanishme thuhet se familjarët që posedojnë këtë apartament rezultojnë që jetën e tyre e jetojnë mes Shqipërisë si dhe një vendi në BE. Burime të besueshme thonë se ata shkojnë gjithmonë në të njëjtin shtet dhe pas disa muajsh pune kthehen sërish në Shqipëri.
Si duket skenari i menduar nga kryefamiljari, shtetasi A.P, ka qenë që shpërthimin e banesës ta përdornin për të marrë azil në vendin ku dhe ata kalojnë pjesën më të madhe të muajve.
Kjo ngjarje mësohet se është inskenuar nga pronari i cili në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndën plasëse. Policia dhe prokuroria në kohë rekord kanë arritur ta zbardhin plotësisht ngjarjen dhe kanë dokumentuar prova dhe dëshmitë që e vërtetojnë këtë version.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një apartament në afërsi të një blloku banimi në lagjen “Partizani”.
Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një apartamenti dhe si pasojë e shpërthimit u regjistruan vetëm dëme materiale, ku përpos dëmtimeve të konsiderueshme në apartamentin ku dhe ishte vendosur tritoli, janë thyer edhe xhamat e banesave të komshinjve. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi në momentin e ngjarjes në apartamentit ku dhe ishte vendosur lënda plasëse nuk kishte njerëz.
