“Ne do të prezantojmë një shërbim që unë besoj se do të bëjë një diferencë të madhe, i cili do të aktivizohet në momentin kur sistemet tona kuptojnë se një adoleshent po shikon të njejtat përmbajtje në mënyrë të përsëritur. Këto përmbajtje mund të mos jenë shumë të përshtatshme për to, prandaj ne do t’i shtyjmë drejt përmbajtjeve të reja.” tha Clegg. Ai shtoi gjithashtu se kompania do të ndalojë planet për krijimin e një platformës Instagram Kids dhe se do t’i japë prindërve pak më tepër kontroll mbi adresat e fëmijëve të tyre.

Clegg nuk deklaroi një datë të caktuar për aktivizimin e këtyre shërbimeve, por deri më tani ato nuk kanë filluar të testohen. Gjatë intervistës ai u pyet në lidhje me protestat e mëdha që u zhvilluan në SHBA në 6 janar, dhe tha se “algoritmi i Facebook duhet të konsiderohet përgjegjës, nëse është e nevojshme përmes rregullatorëve, dhe njerëzit duhet të përshtaten me atë që sistemet tona tregojnë se duhet të bëjnë.”

Gjatë javëve të fundit Facebook është përmballur me kritika të shumëta, pas publikimit të dokumenteve të brendshme nga Wall Street Journal, të cilat tregonin se Instagram mund të jetë një vend toksik për përdoruesit, sidomos për vajzat adoleshente.