Pas shumë vitesh rezistencë, Instagram duket se është “dorëzuar” dhe ka vendosur që t’i plotësojë përdoruesve një nga kërkesat më kryesore: vendosja e më tepër se 1 linku në profilin e tyre.

CEO i Meta, Mark Zuckerberg lajmëroi këtë ndryshim gjatë ditës së martë përmes kanalit të tij broadcast. “Ju tashmë mund të shtoni deri në 5 links të ndryshëm në bio-n tuaj në Instagram,” tha ai. “Ky është ndoshta një ndër shbërbimet më të kërkuara nga përdoruesit e Instagram.”

Për të vendosur links të ndryshëm në profilin tuaj ju duhet të klikoni në butonin “Edit profile” që shfaqet mbi Highlights. Ndërfaqja e dizenjuar nga punonjësit e Meta nuk është më e bukura që ne kemi parë në treg, megjithatë është tepër funksionale.

Multiple-links-1.webp

Nëse ju keni vendosur më tepër se 1 link në bio, fillimisht do të shfaqet vetëm linku i parë. Më pas duke klikuar mbi këtë link do të hapet lista e plotë e links që ju keni vendosur në profilin tuaj.

Me sa duket së shpejti do t’i vijë fundi shërbimeve si Linktree, të cilat ekzistonin sepse ofronin mundësinë e organizimit të links të ndryshëm në një faqje të vetme.