Ditën e sotme Instagram ka prezantuar një shërbim të ri të quajtur Badge, i cili i jep mundësinë ndjekësve që të mbështesin kundrejt pagesës krijuesit e tyre të preferuar në Instagram Live. Ky shërbim nisi testimet pothuajse një vit më parë, dhe tani do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit në SHBA.

Badges do të ofrohen në 3 nivele të ndryshme, duke kushtuar $0.99, $1.99 ose $4.99 dhe simbolizohen nga 1,2 dhe 3 zemra njëkohësisht që shfaqen ngjitur me emrin e komentuesit në livestream. Çdo komentim nga këto persona do të tregohet në mënyrë më të dukshme para krijuesit dhe emri i komentuesit do të regjistrohet në një listë që mund të shihet deri pas 90 ditësh.

Deri në vitin 2023 Instagram thotë se nuk do të marrë asnjë komision për pagesat që iu bëhen krijuesve, ndërkohë që Apple dhe Google marrin 30% për blerjet brenda në platformë. Dhe pse ky shërbim po shpërndahet shumë shpejt në të gjithë SHBA, jo çdo përdorues do të ketë mundësinë të blejë Badges.

Krijuesit duhet të jenë rezidentë në këtë shtet, të jetë mbi 18 vjeç, të ketë një adresë krijuesi ose biznesi në platformë, të ketë të paktën 10,000 folloëers dhe të ndjekë politikat e Instagram.