Instagram nuk dëshiron që ju t’i bezdisni miqtë tuaj me të gjithë postimet që i shpërndani në Stories. Prandaj, ditën e sotme aplikacioni ka filluar të testojë një sticker të ri që do ta bëjë shpërndarjen në Story disi më të ndërlikuar.

Reshare sticker do të gjendet në Stories, në pjesën ku ne normalisht shtojmë një quiz ose poll. Kur e klikojmë, do të na shfaqet një “recently viewed” tab e cila do të lejojë përdoruesit të zgjedhin një nga postimet që kanë parë, bërë save ose postuar gjatë orës së fundit për t’i shpërndarë në Stories. Këtu përfshihen IGTV, reels, foto dhe video në feed.

Ju mund të krijoni një ide se si ky sticker i ri do të funksionojë përmes fotos së mësiperme. Më parë, nëse ti dëshiroje të shpërndaje një postim nga feed në Stories, duhet ta klikoje manualisht nga vetë postimi. Ky testim synon të zëvëndësojë këtë funksionalitet dhe ta përfshijë atë në create mode.

Një zëdhëns i Instagram tregon se stickeri është dizenjuar për t’i bërë njerëzit më të kujdesshëm rreth postimeve të tyre në Stories. Kjo nënkupton që platforma kërkon të ndërgjegjësojë përdoruesit dhe t’i bëjë ato më selektivë në shpërndarjen e postimeve. Në të njejtën kohë Instagram kërkon të rrisë cilësinë e përmbajtjeve në aplikacion, duke lejuar që të shpërndahen më tepër vetëm postimet që ia vlejnë.

geek