Instagram-i po anulon disa ndryshime në aplikacion pas një reagimi të ashpër të përdoruesve.
Masa vjen pasi aplikacioni u akuzua për imitim të TikTok-ut në kurriz të përdoruesve të tij më besnikë.
Vetë kompania ka bërë me dije se i tërheq disa nga ndryshimet, duke përfshirë një version testues të aplikacionit që u jepte një ekran të plotë postimeve.
Po ashtu pritet të zvogëlojë ndryshimet në algoritmin e tij që rezultuan në furnizimin e përdoruesve me video nga llogaritë që ata nuk i ndjekin.
Kreu i Instagram-it, Adam Mosseri, ka thënë se “duhet bërë një hap i madh prapa”.
Kur mësojmë shumë, atëherë kthehemi me një lloj ideje ose përsëritjeje të re. Kështu që do të punojmë me këtë”, ka shtuar ai.
Njerëzit që e përdorin platformën për të bashkëvepruar me miqtë dhe familjen janë ankuar se burimet e tyre ishin përmbytur me video të padëshiruara.
Reagimet e bënë Mosseri-n të postonte një video në të cilën tregonte se “gjithnjë e më shumë Instagram-i do të bëhet me video me kalimin e kohës”.about:blank
Por pa anashkaluar faktin se Instagram-i kishte shkuar shumë larg.
Kështu, Mosseri ka treguar se aplikacioni do të zvogëlojë sasinë e postimeve të rekomanduara pasi përdoruesit u ankuan për përmbajtjen e shtyrë nga llogaritë që ata nuk i ndjekin./ “The Guardian”