Bruksel, XX korrik 2021 – Laboratori i mirënjohur francez Institut Pasteur de Lille ka arritur në përfundimin nga testet e tij se gama e pastruesve të ajrit të Daikin eliminon më shumë se 99,98% të koronavirusit njerëzor HCoV-229E në 2,5 minuta.
-Sipas testeve të kryera në laboratorët e Institut Pasteur de Lille, pastruesit e ajrit të Daikin eliminojnë më shumë se 99,98% të koronavirusit njerëzor HCoV-229E në 2,5 minuta. Ky virus është i së njëjtës familje si SARS-CoV-2, koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë e COVID-19.
-Njësitë janë vlerësuar po ashtu si 99,93% efektive kundër virusit H1N1 në 2,5 minuta. H1N1 është virusi që shkakton gripin e zakonshëm.
-Kjo do të thotë që pastruesit e ajrit të Daikin janë një masë shtesë në luftën kundër sëmundjeve të frymëmarrjes. Pastruesi kompakt me aktivizim të menjëhershëm mund të ketë një kontribut të madh në reduktimin e riskut të transmetimit të viruseve respiratore.
-Ky vlerësim është një hap kryesor në planin e Daikin për t’u bërë një lojtar kryesor në biznesin e pastrimit të ajrit në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Efektivitet i testuar kundër Koronavirusit
Si e specializuar në menaxhimin e cilësisë së ajrit, Daikin e konsideron misionin e saj të ofrojë zgjidhje novatore dhe ka shitur pastrues ajrit për më shumë se 45 vite. Pastruesit e ajrit Daikin dhe teknologjia e patentuar e pastrimit të ajrit, e cila zbatohet edhe në pajisje të tjera të Daikin, kanë treguar për një kohë të gjatë efektivitetin e tyre ndaj ndotjes së ajrit, si dhe poleneve dhe viruseve sezonale.
Për të përforcuar konfirmimin për efektivitetin e teknologjisë së saj, Daikin Europe N.V. i ka besuar laboratorit francez Institut Pasteur de Lille për testimin e gamës së saj të pastruesve të ajrit.Tani është vërtetuar zyrtarisht se modelet eDaikin eliminojnë më shumë se 99,98% të koronavirusit njerëzor HCoV-229E në 2,5 minuta. Kjo është një arritje e rëndësishme.
Institut Pasteur de Lille e ka kryer testimin me virusin HCoV-229E, i cili është një koronavirus shumë i ngjashëm me SARS-CoV-2. Për arsye sigurie, nuk është përdorur vetë virusi SARS-CoV-2. Fakti që dy viruset janë të së njëjtës familje është një tregues i fortë që pastruesit e ajrit të Daikin janë një armë e rëndësishme për reduktimin e riskut të transmetimit të virusit dhe ndihmojnë për të luftuar pandeminë e COVID-19.
Efektiviteti i pastruesve të ajrit të Daikin realizohet nëpërmjet një kombinimi të filtrit eletrostatik HEPA me rendiment të lartë, i cili bllokon virusin, i pasuar nga ekspozimi i lartë ndaj teknologjisë së patentuar Flash Streamer të Daikin, e cila eliminon virusin.
Instituti i ka testuar pastruesit e ajrit edhe për efektivitetin ndaj H1N1, virusi që shkakton gripin sezonal. Në të njëjtët kushte testimi, Institut Pasteur de Lille ka arritur në përfundimin nga studimi i tij se, pastruesit e ajrit të Daikin eliminojnë më shumë se 99,93% të këtij virusi H1N1 në 2,5 minuta. Kjo tregon se këto njësi kanë poashtu një rendiment të lartë në luftën kundër gripit.
Pastrimi i ajrit dhe ajrosja janë kryesore për ambiente të brendshme të shëndetshme
Pastruesit e ajrit të Daikin pastrojnë ajrin e ambienteve të brendshme, duke e qarkulluar atë në njësi dhe duke lejuar që ajri të kalojë në shumë filtra dhe teknologji pastrimi. Zakonisht njësitë përdoren në ambiente banimi, në zyra të vogla, dyqane të shitjes me pakicë, klasa, salla pritjeje në qendra mjekësore dhe dhomat e mjekëve. Qarkullimi i ajrit i një pastruesi ajri të Daikin është afërsisht 330 m3/orë. Kjo do të thotë se vëllimi i ajrit i një dhome mesatare qarkullon shumë herë në njësi brenda një ore.
Z. Olivier Luminati, Menaxher i Produkteve për Ajrimin dhe Pastrimin e Ajrit, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Institut Pasteur de Lille në projektin e testimit të Daikin, thotë se: “Rezultatet e testit janë një lajm i shkëlqyer për shoqërinë. Pikërisht atëherë kur të gjithë po përgatiten për t’u kthyer në zyra dhe në jetën normale, ne mund të krijojmë kushtet për ta bërë këtë në një mënyrë më të sigurt. Angazhimi i Daikin për ambiente të brendshme të shëndetshme ka sjellë një portofol të zgjeruar të produkteve të pastrimit dhe filtrimit të ajrit. Ne i përdorim këto teknologji në zgjidhjet tona të kondicionerëve, ngrohjes dhe ventilimit të ajrit, për zbatime në ndërtesa të vogla si dhe të mëdha. Ne mund të ndihmojmë faktikisht këdo që kërkon ajër të pastër dhe të freskët në ambiente të brendshme që të gjejë zgjidhjen e duhur.”
Cilësia e ajrit në ambiente të brendshme ka një ndikim të madh në mirëqenien dhe rendimentin e njerëzve. Ka shumë faktorë që ndikojnë në cilësinë e ajrit, si p.sh. pjesëzat PM2.5, alergjenët, lagështia e ajrit etj. Daikin e ka identifikuar tashmë këtë sfidë shumë kohë më parë dhe, në vitin 1975, ka prezantuar pastruesin e saj të parë të ajrit në Japoni. Z. Anthony Dimou, Menaxher i Përgjithshëm i biznesit të pastruesve të ajrit në kompaninë Daikin për rajonin EMEA: “Rezultatet e marra nga Institut Pasteur de Lille janë një zbulim i rëndësishëm për ne dhe për shoqërinë. Unë kam besimin se Daikin mund të bëhet kompania referencë për menaxhimin e cilësisë së ajrit të ambienteve të brendshme në rajonin EMEA”.
Rezultatet e detajuara të testeve për llojin e pastruesit të ajrit të Daikin:
Pajisja MCK55WVM e Daikin (emri tregtar MCK55W), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,996% të koronavirusit njerëzor HCoV-229E në 2,5 minuta kohë përdorimi me shpejtësi “turbo” në kushte laboratorike (dhomë me izolim ajri me vëllim të brendshëm 0,47 m3, pa zëvendësim të ajrit). Koronavirusi njerëzor HCoV-229E është i ndryshëm nga virusi përgjegjës për COVID-19, SARS-CoV-2, por bën pjesë në të njëjtën familje koronavirusesh.
Pajisja MC55WVM e Daikin (emri tregtar MC55W/VB), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,98 % të koronavirusit njerëzor HCoV-229E në 2,5 minuta kohë përdorimi me shpejtësi “turbo” në kushte laboratorike (dhomë me izolim ajri me vëllim të brendshëm 1,4 m3, pa zëvendësim të ajrit). Koronavirusi njerëzor HCoV-229E është i ndryshëm nga virusi përgjegjës për COVID-19, SARS-CoV-2, por bën pjesë në të njëjtën familje koronavirusesh.
Pajisja MCK55WVM e Daikin (emri tregtar MCK55W/VB), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,986 % të nëntipit H1N1 të virusit të influencës A në 2,5 minuta kohë përdorimi me shpejtësi “turbo” në kushte laboratorike (dhomë me izolim ajri me vëllim të brendshëm 0,47 m3, pa zëvendësim të ajrit).
Pajisja MC55WVM e Daikin (emri tregtar MC55W), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,93 % të nëntipit H1N1 të virusit të influencës A në 2,5 minuta kohë përdorimi me shpejtësi “turbo” në kushte laboratorike (dhomë me izolim ajri me vëllim të brendshëm 0,47 m3, pa zëvendësim të ajrit).
Për më shumë informacione, vizitoni:
Novacionet e Daikin në cilësinë e ajrit të ambienteve të brendshme:
Rreth Daikin
Ne kujdesemi për ajrin. Ne shfrytëzojmë eksperiencën tonë shumëvjeçare në kondicionimin e ajrit dhe pasionin tonë për teknologji novatore për ta bërë ajrin me të cilin jetojmë, ajrin më të mirë të mundshëm. Dhe ne dëshirojmë ta bëjmë këtë ndërkohë që kujdesemi për ambientin dhe mbrojmë brezat e ardhshëm. Deri në vitin 2050, Daikin synon të arrijë nivelin neutral për karbonin në të gjitha aktivitetet e saj dhe në të gjitha produktet dhe zgjidhjet që ne shesim. Ky është misioni ynë në Daikin.
Daikin Europe N.V.
Daikin Europe N.V. është një degë e Daikin Industries Ltd. dhe një prodhues kryesor evropian i kondicionerëve, pompave të nxehtësisë, pastruesve të ajrit dhe pajisjeve ftohëse, me afërsisht 13 000 punonjës në 24 filiale në rajonin EMEA. Ajo ka 14 qendra kryesore prodhimi në Belgjikë, Republikën Çeke, Gjermani, Itali, Spanjë, Turqi, Austri dhe Mbretërinë e Bashkuar. Zyrat qendrore të Daikin Europe Group janë në Belgjikë, me zyra në Ostend, Gent dhe Bruksel. Kompania është themeluar në vitin 1973. Daikin punëson 2171 punonjës në territorin belg.
Kompania kryesore në treg për teknologjinë e pompave të nxehtësisë në Evropë
Me mbi 90 vite eksperiencë në industrinë e ngrohjes dhe kondicionerëve, Daikin është kompania kryesore në treg në teknologjinë e pompave të nxehtësisë. Kompania është e mirënjohur për Daikin VRV për aktivitetet tregtare dhe për serinë Daikin Altherma për aktivitetet e ngrohjes në nivelin privat. Mbi 85% e pajisjeve për tregun evropian prodhohen po ashtu në Evropë.
Një ofrues i zgjidhjeve të plota të ftohjes dhe sistemit HVAC
Portofoli i gjerë i produkteve të Daikin mundëson zgjidhje të personalizuara për të gjitha nevojat e klientëve në lidhje me ngrohjen, ftohjen, ajrimin, kondicionimin dhe pastrimin e ajrit. Në vitet e fundit, Daikin e ka plotësuar portofolin e saj të produkteve dhe e ka zgjeruar ndjeshëm praninë e saj në treg në Evropë në teknologjinë e pompave të nxehtësisë, si dhe në aktivitetin e ftohjes industriale dhe tregtare. Në vitin 2016, Daikin Europe N.V. bleu Zanotti S.p.A., prodhuesin italian të zgjidhjeve të ftohjes industriale dhe të transportit. Në shkurt 2018, grupit iu bashkua kompania Tewis Smart Systems S.L. Tewis është një nga kompanitë kryesore në Spanjë për zgjidhje të ftohjes të standardizuara dhe të personalizuara për klientët, duke përfshirë zgjidhjet në lidhje me CO2. Në fillim të vitit 2019, Daikin Europe N.V. bleu kompaninë austriake të zgjidhjeve të ftohjes AHT.
Rreth Daikin Industries Ltd.
Daikin Industries Ltd., me qendër në Osaka, Japoni, punëson rreth 80 000 punonjës në të gjithë botën dhe ka siguruar një nivel shitjesh prej rreth 18,45 miliardë euro në vitin fiskal 2020 (prill 20 – mars 21). Kompania është kompania kryesore në tregun global për sistemet e kondicionerëve dhe të pompave të nxehtësisë, si dhe për filtrimin e ajrit. Daikin Industries Ltd. është prodhuesi i vetëm i kondicionerëve në botë që zhvillon dhe prodhon të gjithë përbërësit e rëndësishëm si lëngjet ftohëse, kompresorët dhe pjesët elektronike brenda kompanisë.
living