Një fitore, dy stadiume që shpërthejnë në festë. Inter përmbysi 3-1 Lazion në “Meazza” dhe kap vendin e katërt në Serie A, me pikë të barabarta me Milanin e vendit të pestë dhe Romës së vendit të gjashtë.

Por më shumë festë ka pasur në stadiumin “Maradona” dhe në qytetin e Napolit, që me një fitore të mundshme ndaj Salernitanës (në orën 15:00), të kaltrit shpallen matematikisht kampionë.

Sfida në Milano u zhbllokua në minutën e 27-të. Ishin vendasit zikaltër që goditën të parët, duke shënuar me Mkhitaryan, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.

Tri minuta më pas ka ardhur befasia për vendasit. Skuadra e Sarri-t, në fakt, ka gjetur golin e avantazhit me Felipe Anderson, i cili ka përfituar nga një gafë e Accerbi-t në mbrojtje.