Mbrëmjen e nesërme në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” luhet derbi i fundit i kryeqytetit për këtë vit kalendarik. Partizani luan si pritës ndaj Tiranës në një ndeshje, që i gjen skuadrat në gjendje të ndryshme, por të dyja kanë nevojë të madhe për mbështetjen e tifozëve, sidomos në një sfidë të tillë.

Shitja e biletave ka ecur me ritëm të kënaqshëm. Deri në mesditën e sotme janë shitur rreth 7 mijë të tilla. Biletat mund të sigurohen në biletarinë në “Selman Stermasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.

Por ka edhe një risi. Klubi i kuq bën me dije se është hapur më në fund sporteli në “Air Albania” dhe biletat mund të sigurohen edhe atje ora 10:00 deri në 18:00. Ditën e ndeshjes biletat pranë stadiumit “Air Albania” biletat mund të blihen nga ora 10:00 deri në 17:00.

(BalkanWeb)