Ulsi Manja: Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente por unë jam përgatitur shumë seriozisht në respekt të 116 kolegëve që dhanë votën për këtë amnisti. Por jo për ata që nuk e kanë votuar sepse sado të përpiqem unë të shpjegoj të vërtetën ju vazhdoni të besoni të vërtetën tuaj.
Ministri mban përgjegjësi për draftin që i dërgon këshillit të ministrave por jo për atë që votohet në Kuvend. Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e Shqipërisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të dënuar për korrupsion.
Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive, janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës në shërbim public, janë vetëm 8 dhe asnjëri prej tyre nuk është simbol i korrupsionit.
Janë bërë diskutimet edhe në komisionin e ligjeve dhe më pas 116 kolegë dhanë votën pro kësaj amnistie. Nëse doni mendimin tim, po, kjo amnisti në raport me nevojat dhe garantimin e standarteve evropiane të burgjeve, kjo amnisti është e butë. Por duhet të ishte më e gjerë sesa ishte. Sepse sot që flasim edhe pse është amnistuar 4918 të paraburgosur dhe të dënuar.
Lajmi në përditësim…
Top Channel