Gazetari Arbër Hitaj ka ofruar vlerësimin e tij lidhur me investimin e kompanisë së Jared Kushner në ishullin e Sazanit, gjatë një diskutimi në emisionin “Open”. Hitaj vlerësoi seriozitetin e këtij projekti, duke theksuar se pretendimet për ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm te Donald Trump, vjehrri i Kushner, janë të pabaza.

“Nuk e ble dot Trump, i cili ka një pasuri thuajse sa gjithë buxheti i Shqipërisë. Edhe aksesin te Trump nuk e ble dot, është çështje e konvergimit të interesave. Është një gjë gati e pamundur me një njeri të tillë,” u shpreh Hitaj.Ai shtoi se rasti i investimit në Sazan duhet parë në kontekstin e statusit të investitorit strategjik, i cili, sipas tij, ka qenë i dhënë edhe më parë për projekte serioze.

“Ka shumë raste kur është dhënë statusi i investitorit strategjik dhe ky është një nga rastet kur është serioz,” përfundoi gazetari.