GJIKNURI DHE LLATJA INSPEKTOJNE PUNIMET
Në njësinë numër 3 në rrugën “Abdyl Frashëri” po përfundon puna për kanalizimet nëntokësore dhe brenda pak ditësh nis asfaltimi i saj. Kryebashkiaku Gldian Llatja I shoqëruar nga drejtuesi politik Damian Gjiknuri ndoqëm nga afër ecurinë e punimeve për t’u siguruar që çdo gjë po shkon sipas projektit.
Kryetari i bashkisë teksa njohu Gjiknurin me projektin I bëri të ditur se investimi ishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga banorët e zonës.
Ndërsa Z.Gjiknuri vlerësoi vëmendjen që bashkia e Elbasanit po i kushton infrastrukturës në brendësi të lagjeve.
Në Elbasan po punohet paralelisht në disa lagje të qytetit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.Egnatia news