Imagjinoni sikur në vend që të ndizni një llampë në momentin kur bëhet errësirë, ju mund të lexoni përmes dritës së gjeneruar nga një bimë që ndriçon në tavolinën tuaj.
Inxhinierët në MIT kanë ndërmarrë një hap të parë të rëndësishëm drejt shndërrimit të këtij vizioni në realitet. Ato kanë bashkuar disa nanogrimca të specializuara në gjethet e një bime, dhe nxitën bimët që të jepnin një ndriçim që zgjat deri në 4 orë. Ato besojnë se me optimizime të mëtejshme, këto bimë do të ndriçojnë aq shumë sa do të zëvëndësojnë nevojën për llampa në vendin e punës.
“Vizioni është që ne të krijojmë një bimë që funksionon si një llampë tavoline, të cilën ju nuk do të keni nevojë që ta fusni në prizë. Drita do të marrë energjinë nga metabolizmi i vetë bimës.” tha Michael Strano, profesor në inxhinierinë kimike në MIT dhe autor i këtij studimi.
Kjo teknologji mund të përdoret dhe për të siguruar një ndriçim me intensitet të ulët brenda në shtëpi, ose të shfrytëzohet nga pemët në anët e rrugës për ndriçimin e qytetit.
Për të krijuar bimët e tyre të ndritshme, ekipi i MIT u fokusua tek luciferaza, enzima që i jep ndriçimin xixëllonjave. Luciferaza vepron mbi një molekulë të quajtur luciferin duke emëtuar dritë. Një tjetër molekulë e quajtur Enzima Andihmon këtë proçes duke eleminuar një produkt tjetër të këtij reaksioni që mund të pengojë aktivitetin e luciferazës.