Night Mode është një mënyrë tepër e rëndësishme për të shkrepur fotografi plot ngjyra në vende të pandriçuara, por shpeshherë iPhone e aktivizon këtë shërbim dhe në raste kur nuk është e nevojshme dhe prish kualitetin e fotos. Nëse ju parapëlqeni që të keni kontroll të plotë mbi kameran tuaj, atëherë mjafton të ndiqni këto hapa për ta çaktivizuar Night Mode.

Shkoni në Settings
Zgjidhni Camera
Shtypni opsionin preserver settings
Aktivizoni opsionin Night Mode


Ky nuk është përmirësimi i vetëm në aplikacionin e kameras që vjen me iOS 15. Apple do të bëjë gjithashtu disa përmirësime në proçesimin e vijave jeshile që shfaqen në fotografitë në ambient të hapur. Të dyja këto përmirësime janë të pranishme në versionet beta aktuale dhe duhet të shfaqen automatikisht kur versioni përfundimtar i iOS 15 të publikohet.