Lançimi i iPhone 13 është vetëm disa muaj larg dhe persona të ndryshëm po bëjnë të pamundurën për të zbuluar informacionet më të reja rreth kësaj serie.
Mashable India siguroi përmes një leaker-i në Weibo pamjet e këllëfëve mbrojtës të iPhone 13 dhe iPhone 13 mini dhe zbuluan se mes dy gjeneratave kishte një ndryshim në madhësinë e ishullit të kamerave. EverythingApplePro ka publikuar disa CADs ku tregohen përmasat ekzakte të iPhone-ve të rinj.
Nëse këto CADs janë të sakta, ishulli mund të zgjerohet me 3.38mm në gjatësi dhe 4.77m gjërësi.
Në iPhone 13 dhe 13 mini pritet të përdoret sensori që gjendet në iPhone 12 Pro Max, i cili do të mundësojë praninë e “Sensor-Shift Optical Image Stabilization” në smartphone-t më të lirë të serisë. Falë tij mund të arrihen përmirësime në stabilizimin në kushte të ndryshme ndriçimi, ndërkohë që sensorët më të mëdhenj do të mundësojnë regjistrimin me kualitet më të lartë të videove.
Megjithatë do të na duhet të presim deri në shtator për të marrë disa informacione zyrtare.
geek