Apple është gati të shtojë një shërbim të ri në iPhone, i cili do të informojë përdoruesit nëse pajisja e tyre është riparuar më parë dhe nëse në to përdoret një ekran apo bateri origjinale.
Seksioni i ri i parts and service history do të shfaqet në Settings > General > About në update-in e ri iOS 15.2 për iPhone, duke ofruar më tepër informacione dhe duke qetësuar blerësit e pajisjeve të përdorura.
Update-i i ri shtohet mbi shërbimin e mëparshëm i cili arrinte të tregonte nëse ekrani apo bateria e përdorur në smartphone-in tuaj është apo jo origjinale (të gjithë smartphone-t më të rinj se iPhone XR përfitojnë nga ky shërbim), dhe tashmë ju do të keni informacion më të detajuar me datën se kur ky servis është kryer.
Versionet e mëparshme të iOS në iPhone 13 tentuan të bënin më të vështirë riparimin e ekraneve të këtyre pajisjeve, pasi menjëherë pas riparimit do të çaktivizoheshin sensorët e Face ID. iOS 15.2 e update-on këtë proçes duke lejuar riparimet nga palët e treta pa e çaktivizuar Face ID.
Blerja dhe shitja e iPhone-ve të përdorur është një treg i madh i cili shpesh herë frikëson blerësit për shkak të mosnjohjes së cilësisë së produktit që po blenë. Tashmë, vlera e produkteve të cilat janë riparuar do të jetë më e ulët, pasi ajo mund të verifikohet lehtësisht në Settings.