Ali Larijani, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, reagoi me tone të ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pas një postimi në Twitter ku Trump paralajmëroi Teheranin për “sulm dy herë më të fortë” nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, korridorin kryesor detar në Gjirin Persik.

Larijani iu përgjigj në Twitter, duke shkruar: “Kombi sakrifikues i Iranit nuk ka frikë nga kërcënimet tuaja boshe. Edhe ata që janë më të mëdhenj se ju nuk mund ta eliminojnë Iranin. Kini kujdes të mos eliminoheni.”.

Deklarata ka rritur tensionet mes dy vendeve, ndërsa vëzhguesit paralajmërojnë për rritje të pasigurisë në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

© BalkanWeb

GEAM Sh.p.k