Irina Shayk është një ndër modelet më të suksesshme me famë botërore. Ylli i pasarelave tërheq gjithmonë vëmendjen me daljet e saj publike. Së fundmi, bukuroshja ka realizuar një fotosesion të ri fotografik, përgatitjet e të cilit i ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram.
Irina shfaqet e veshur me një fustan me detaje të kuqërremta dhe jeshile. Shayk bëri një seri pozah ndërsa vinte në pah flokët e saj jeshile të ndritshme. Për realizimin e këtij look-u modelja ruse ka përdorur një paruke.
Kujtojmë që modelja ka qenë në fokus të mediave pasi i dha fund lidhjes me Bradley Cooper me të cilin ka edhe një vajzë. Shayk tregon se jeta si nënë beqare është e vështirë, mirëpo ajo po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për veten dhe të bijën. /abcnews.al