Nga Astrit Patozi

TË PAKTËN TË FALENDEROJË MYSLIM MURRIZIN

Këtë deputetin që do të zëvendësojë Alfred Rushajn në grupin parlamentar të Partisë Demokratike nuk e njoh, por mora vesh se paska qenë numri 32 i listës së Lulit dhe Doktorit në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk e si se sa dijeni ka ai, por kjo arritje do të ishte e pamundur pa kontributin e Bindjes Demokratike, që rrëzoi herësin e Rama-Bashës dhe i hapi realisht listat e deputetëve, pasi e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë se atij i binte radha të hynte në Kuvend, pasi të dorëzonin mandatin të gjithë deputetët e foltores dhe të antifoltores marrë së bashku, nëse do të ishte në fuqi Kodi Elektorai i para zgjedhjeve.

Dhe nëse për ne mund ta ketë pak të vështirë të prononcohet për shkak se mund t’i konsiderohet njollë në biografi, të paktën të falenderojë Myslim Murrizin, të cilin e ka brenda partisë, sepse me të kemi qenë bashkëautorë në nismën e hapjes reale të listave.