Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviç, thotë se Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur një “ofensivë” që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare mes tyre, që bazë finale ka njohjen reciproke të dy vendeve.

Sipas tij, kjo paraqet një strategji të Berlinit zyrtar që tregon se Ballkani Perëndimor është në krye të interesave të qeverisë së re gjermane. “S’ka dilema me gjermanët, janë të qartë dhe direkt në gjithçka dhe atë që e thonë e mendojnë përnjëmend”, ka thënë Milivojeviç për takimet e Scholz me Kurtin e Vuçiçin në Gjermani.

Ai tha se Gjermania kërkon nga Serbia që ta bëjë të qartë qëndrimin karshi bashkëpunimit me Rusinë.

“Në anën tjetër, Gjermania është në favor të zgjerimit të BE-së, por nuk varet vetëm nga ta, por edhe nga Franca, presidenti i së cilës Macron haptazi u dha prioritet reformave të BE-së në Parlamentin Evropian”, tha ai.