Ish kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Elbasanin Bujar Kllogjri ka treguar se vlerëson kandidimin e emrave të rinj në listat e zgjedhësve për votimet e 25 Prillit.

Referuar komenteve të bëra nga ana e tij në faqen zyrtare të partisë “Bindja Demokratike” ai ka përgezuar kandidatin Erion Murataj për kandidimin e tij në qarkun e Elbasanit.

Gjatë kohës që Kllogjri mbante postin e kryetarit të LSI për Elbasanin Erion Murataj njëkohësisht ishte kryetar i LRI për Elbasanin ndaj njohja mes tyre daton vite më parë .

Prej disa kohësh Bujar Kllogjri është distancuar nga politika por komentet e bëra së fundmi në mbështetje të të rinjve të Bindjes Demokratike mund të indikojne një rikthim të tijin në sferën e politikës. Do të jetë kështu? Kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim./Egnatia news