Basha:Ne e dime, e njohim rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend, ne do ta bëjmë sëbashku me gjithë shqiptarët dhe do ta shpalosim në Kuvend që do jetë nje vend demokratësh.
Të gjithë demokratët po presin që Kuvendi i 18 dhjetorit të japë një mesazh të qartë për të shkuarën dhe të nesërmen.
Por, sic e thashë kemi një person të frikësuar nga ky Kuvend, me përpjekjet për tju fshehur non gratës, Berisha po përpiqet të fshihet brenda PD.
Ne ishim të qetë se kishim mbledhjen për rininë, me anëtarë të kryesisë dhe grupit parlamentar. Qëndruam të qetë dhe nuk ramë pre e këtij provokimi të trashë sepse askush nuk mund të përdorë partinë për hallin e tij.
Kjo është pamja e një humbësi që shfaqet si fitimtar, gjithcka ka bërë sot ka treguar se humbja e tij është pa kthim. Opinioni publik ka pasur rastin të njohë atë, ai ka treguar sot se kur vjen puna për hallet e veta nuk ka as herës, është një burracak, një ish-komunist i vjetër dhe gati të shkatërrojë dhe fëmijën e tij politik.
(E.D/faxweb.al)