Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Roshi është parë mëngjesin e sotëm teksa futej brenda në ambientet e SPAK. Nuk dihet ende nëse Roshi është marrë si person nën hetim apo jo.
Kujtojmë që Roshi prej disa vitesh është largua nga politika, pasi në 2018 u dënuar me 7 muaj e 15 ditë burg pasi pranoi se kishte plotësuar gabim formularin e dekriminalizimit.
Gjykata e konvertoi dënimin me 60 orë punë në komunitet. Roshi ishte i dëbuar nga tre vende europiane, Italia, Zvicra e Gjermania. Fakt të cilin e fshehu në formularin e dekriminalizimit.
Roshi atë kohë u akuzua për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.