Ish-Kryeministri Fatos Nano mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime konfirmojnë se ish-kryeministri, 70-vjeç, i vendit është shtruar në një spital privat në kryeqytet.
Sipas kësaj medie, Nano ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk është bërë me dije rreth shkaqeve dhe arsyes që kanë ndodhur komplikacionet.
