Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku ka qëndruar për më shumë se një orë.
Lleshaj ka dhënë deklarime si person në dijeni për një nga hetimet në duart e Strukturës së Posaçme.
Kujtojmë se Lleshaj drejtoi dikasterin e Ministrisë së Brendshme për dy vite nga 16 nëntori i 2018 deri në 10 dhjetor 2020.
