Aktorja bukuroshe Angy Morad e zgjedhur më parë ‘Miss Azia’, është ndarë tragjikisht nga jeta pas një infeksioni të papritur gjatë shtatzanisë së dytë.

33 vjeçarja me origjinë nga Siria kishte shpërndarë më herët një mesazh të ndjerë për fansat, ku i bënte të ditur gjendjen e saj të rëndë.

Ajo thjesht shkruante “Jam duke vdekur, më falni”, ndërsa shëndeti i përkeqësohej përditë nga infeksioni i pashpjeguar në mushkëri.

Sipas raportimeve infeksioni i të ndjerës u kthye në pneumoni dhe ajo u vendos në kujdes intensiv, ku dhe gjeti vdekjen teksa priste fëmijën e dytë.

Bashkëshorti i saj Samer shkruante më pas në llogarinë e saj: “Angy është mes jetës e vdekjes, lutuni për të”.

Doktorët nuk mund të shpjegojnë përkeqësimin e papritur të shëndetit të së resë, çka për fat të keq po ndodh në mijëra njerëz në të gjithë botën 3-4 vitet e fundit.

Morad kishte lindur në kryeqytetin sirian Damask në 1992 dhe njihej për role të shumta në telenovela vendase.

Ajo ishte diplomuar në arte dramatike dhe nisi karrierën e aktrimit në 2007 me role në serialet ‘Baqaa Daw’ 13 e Al-Gharib, shkruan Daily Mail.

E ndjera lë pas bashkëshortin dhe një vajzë të vogël.

Në mesazhin per fansat ajo tha: “Jam duke vdekur, më falni”

Morad njihej për role të shumta në telenovela vendase.

Ajo ishte zgjedhur Miss Azia në 2017