Ish-mbretëresha e bukurisë në Angli do kalojë 20 vite të jetës së saj në burg, pasi u arrestua në përpjekje për të kontrabanduar ketaminë, në aeroportin e Kankunit. Ketamina është një lloj droge halucinogjene dhe sipas mediave britanike, ish-missi, kishte fshehur në valixhen e saj një sasi prej 13.080 kilogram të kësaj droge, e cila arrinte vlerën e 250.000 paund.
Jennifer Young e kishte fshehur ketaminën duke e ndarë në pako dhe e kishte future në fundin e rremë të një valixhe.
Edhe pse ish-missi ndodhet në burg prej disa muajsh, nënsa e saj e mësoi vetëm pak javë më parë që vajza e saj e vetme ishte në burg. Jennifer e kishte gënjyer nënën e saj duke i thënë që ishte duke udhëtuar. Por së fundmi, nëna e saj Anxhela e mësoi të vërtetën, pasi vajza e vetme nuk e mori në telefon për ta uruar.