Ish-presidenti Ilir Meta po pyetet nga SPAK këtë të martë në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua në 21 tetor 2023 me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj Metës, SPAK-u ka kryer një hetim pasuror dhe dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash.

Ai po qëndron në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “arrest në burg”.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook është postuar një reagim i tij, ku një ditë më parë ai tha se do t’i pyesë ai prokurorët e posaçëm dhe jo këta të fundit kreun e Partisë së Lirisë.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhej në postimin e faqes zyrtare të Metës.

Top Channel