Ëndrra e lojtarit të ri të Real Madridit, David Alaba, ka qenë të luante për Barcelonën një ditë, sipas ish-presidentit të Bayern Munich, Uli Hoeness.
Alaba u largua nga Bayern Munich si lojtari i lirë në verë dhe zgjodhi t’i bashkohet Real Madridit, duke nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare, raporton Gazeta Express
Mbrojtësi i majtë austriak do t’i fitojë rreth 20 milionë euro në vit gjatë pesë vjetëve të ardhshme në Santiago Bernabeu.
Por Hoeness këmbëngul se 29-vjeçari ëndërronte të luante për rivalin e klubit të tij të ri
“Alaba më tha një herë: ‘Ëndrra ime është të luaj për Barcelonën një ditë’. Prandaj, unë e pyeta atë nëse donte të bisedonte me presidentin apo me administratorin e tyre të falimentimit”, tha Hoeness.
Bayerni përballet me Barcelonën sonte në ndeshjen hapëse të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
“Barcelona nuk është më klub shembull për ne. Bayerni është favorit sepse Barcelona nuk mund të jetë në nivelin më të mirë, pasi i ka shitur lojtarët më të mirë shkaku i problemeve ekonomike”, shtoi ai. /Gazeta Express/