Generali amerikan në pension James Clapper, i cili mbikëqyri CIA-n, FBI-në dhe NSA-në dhe ishte një nga këshilltarët kryesorë të ish-presidentit amerikan Barack Obama, arriti në përfundime se çfarë pune inteligjence mund të bëhej për ta përcaktuar sjelljen dhe të menduarit e presidentit rus Vladimir Putin.
“Putini është kryesisht i izoluar, veçanërisht në dy vitet e fundit që nga pandemia, dhe fakti që ka shumë pak njerëz që kanë qasje tek ai. Kjo e bën shumë të vështirë mbledhjen e inteligjencës që mund t’i besohet”, tha ai në BBC Radio 4.
Putini ka bërë shumë gjëra që nuk janë në përputhje me sjelljen e tij “tradicionale, të mbyllur, të ftohtë, pragmatike dhe makinerike”, thotë Clapper.
I pyetur nëse Putini është racional, Clapper u përgjigj se ai shpreson që një kryetar shteti “që e ka gishtin në butonin e arsenalit më të madh bërthamor në botë të mendojë në mënyrë racionale”.
“Unë e di se sjellja e tij kanë ndryshuar nga më parë”, tha ai.