Dajna Sorensen ish-zv ministrja e Financave në Shqipëri ka nisur një rrugëtim të ri pas largimit nga qeveria.

Ajo është vendosur në Dhaka të Bangladeshit pas një largimi 13 vite më parë. “Kthim në Dhaka pas 13 vitesh”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se më 24 dhjetor të 2021, Sorensen është liruar nga detyra e zv.ministres së Financave dhe Ekonomisë dhe në vendin e saj është emëruar Olta Manjani.

Ajo është emëruar në krye të këtij posti në vitin 2017, dhe qëndroi për 4 vite. Sipas jetëshkrimit, Sorensen mban gradën Master në Ekonomiks nga Universiteti i Guelph, në Ontario, Kanada. Ka përfunduar studumet e larta në Ekonomiks, pranë Ëestern Ëashington University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.