Edhe pse uji është tërhequr tashmë, pasoja e përmbytjes vijojnë ende.
Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmeti, një nga qytetaret tregon momentet e vështira kur për pak ka shpëtuar së bashku me katër fëmijët e saj.
Qytetarja bën apel për një banesë ku të jetojë së bashku me fëmijët, pasi pretendon se si pasojë e baltës dhe përmbytjes, banesa ku jetojnë me qira, është bërë e pa banueshme.
“Nëna e katër fëmijëve. Kushtet pas përmbytjes ishin shumë të vështira. Nga shtëpia dola me shumë vështirësi, kishte arritur uji deri në brez. Fillimisht shkuam në një familje që na strehoi, në mëngjes shkuam tek prefektura e më pas na sollën këtu.
Kishte rrezik edhe për fëmijët, por fatmirësisht na ndihmuan që të dilnim.
Unë jam nënë e katër fëmijëve, nuk kam një çati mbi kokë dhe jam e papunë. Dua një shtëpi që jetoj me fëmijët e mi. Shkova të shihja banesën ku jetonim me qera, dhe ishte e mbushur dy pëllëmbë me baltë, aty nuk jetohet”, u shpreh ajo.
(BalkanWeb)