Një vajzë shtatë vjeçare dhe 12 vjeçare mbeten të plagosura rëndë pas të shtënave në një ceremoni përkujtimore, ndërsa po ashtu mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë.
Vajzat u plagosën me armë zjarri kur i dyshuarit hapën zjarr ndaj personave që ishin mbledhur jashtë një kishe afër stacionit hekurudhor Euston në Londrën qendrore për të lëshuar pëllumbat.
Të plagosurat e tjera ishin katër gra, të moshës 21, 41, 48 dhe 54 vjeç.
Sulmi ndodhi pak para orës 13:30 jashtë kishës katolike romake St Aloysius në Phoenix Road, ku po zhvillohej një Meshë Requiem për Fresia Calderon, 50 vjeç, dhe vajzën e saj, Sara Sanchez, 20, të cilat vdiqën brenda disa ditësh nga njëra-tjetra në nëntor.
Sulmi dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Sipas dëshmirarëve shënjestra ka qenë një burrë që ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore.
Policia tha se ende nuk ka të arrestuar për ngjarjen. /abcnews.al