Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar.
Bëhet me dije se 20-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme në një tokë bujqësore në Falciano del Massico.
Sapo qytetarët kanë parë të riun pa ndjenja kanë njoftuar policinë, por çdo gjë ka qenë e kotë pasi i riu ishte pa shenja jete.
Dyshohet se shqipari ka humbur jetë si pasojë e temperaturave të nxehta. Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, të cilat do të ishin -të paktën nga konstatimet e para të bëra – të shkaktuara nga një sëmundje natyrale.