Një makinë është djegur mesditën e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, teksa makina ka qenë e parkuar para banesës kur është përfshirë nga flakët. Nuk dihen shkaqet, por ka dyshime se ka qenë një zjarrvënie.

Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit Tomorr Shehaj. Ai ka deklaruar para policisë se makinën e kishte vajza e tij, e cila sapo kishte ardhur nga Tirana. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetasit T. Sh, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.