Fenomeni i rrjeteve sociale me emrin Amber Luke ka arritur famë botërore falë tatuazheve të saj dhe ndryshimeve trupore.
25-vjeçarja e varur nga tatuazhet që jeton në Brisbane të Australisë, ka arritur deri aty sa për zbavitje ka bërë tatuazhe dhe në sy.
Luke e cila zakonisht zgjedh simbolet e djallit ndërsa bën një tatuazh së fundmi ka shtuar dhe një të ri në 600 tatuazhe që ajo ka në trupin e saj.
Ajo ka shtuar fjalën vdekje në gishtat e saj.
Tatuazhi i ri i Amber Luke është pritur me shumë interes nga fansat e saj.
Foto e saj ka marrë me mijëra pëlqimedhe komente.
‘E dua një të tillë’, ‘Më duket i guximshëm ky stil tatuazhi’ janë disa nga komentet në foton e Amber.
Pas tatuzhit të fundit Amber nuk ka anjë hapësirë boshe në trupin e saj.
Amber Luke së fundmi ndau foto para se ajo të mbulonte trupin e saj me një tatuazhe.
Ata që panë versionin e mëparshëm të Amberit, e cila e fshihte bukurinë e saj me tatuazhe, e kishin të vështirë ta dallonin fenomenin e ri.
Fansat që panë versionin e parë të fenomenit të çmendur komentuan: “Ishe më e bukur më parë”.
© SYRI.net