Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi i identifikuar si Vehap Kapaj akuzohet se ka vjedhur një automjet në qytetin bregdetar.
Gjithashtu Kapaj rezulton se ka vjedhur sendet personale dhe në pesë automejte të tjera. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 35-vjeçarit, doza lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”, për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve së pasurisë, shtetasve të ndryshëm.
Vodhi gjatë muajit janar, 1 automjet dhe sende personale, në 5 automjete të tjera, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
I arrestuari u kap në flagrancë teksa mbante me vete, doza lënde narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, të iniciuar nga denoncimet e qytetarëve, për disa raste të vjedhjes së sendeve personale, në automjetet e tyre, kanë organizuar menjëherë punën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat, u arrestua shtetasi V. K., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të vjedhur sendet personale që ndodheshin në të. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 35-vjeçarit, doza lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se shtetasi V. K. është autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së automjetit të një shtetaseje, raste këto të ndodhura gjatë periudhës 3-13 janar 2023.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur nga 35-vjeçari.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.