Home AKTUALITET Ishte në arrest shtëpie, ‘nuk ju durua’ dhe arratiset nga Reggiano për...

Ishte në arrest shtëpie, ‘nuk ju durua’ dhe arratiset nga Reggiano për të vjedhur në Raguza, arrestohet një 31-vjeçar shqiptar në Itali

34

ITALI– Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi udhëtoi nga Reggiano në zonën e Raguzës për të vjedhur.

Sipas mediave italiane, ai ishte shpallur në kërkim nga korriku në të gjithë territorin italian pasi ishte arrestuar në provincën e Parmës për një tentativë vjedhje së rreth 5 tonë bakër dhe bronzi, brenda një kantieri ndërtimi të linjës hekurudhore Parma-Milano.

Ai ishte dënuar në arrest shtëpiak më 17 prill, një ditë pas arrestimit të tij, në shtëpinë e të dashurës së tij në Poviglio. Prillin e kaluar ai u dënua në shkallën e parë me 8 muaj burg dhe një gjobë prej 400 €. Më 18 qershor, karabinierët gjatë një kontrolli, konstatuan se burri ishte arratisur.

Nga 9 korriku ai ishte në kërkim në të gjithë territorin kombëtar ku pasditen e djeshme karabinierët e Raguzës, e arrestuan atë si pjesë e një hetimi të nisur pas vjedhjes në një lokal.