Një makinë tip “Smart” ka marrë flakë në ecje këtë të mërkurë në Tiranë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, makina ka qenë në ecje në afërsi të Casa Italias, tek Mbikalimi i Kamzës.
Nga pamjet e siguruara shikohet se si pasojë e flakëve Smarti është shkrumbuar plotësisht.
Policia bën me dije se makina në pronësi të E.E. 33 vjeç ka qenë d me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës.
“Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.