Postimi i gazetarit Artan Hoxha:
Me ne fund u ritakova me telefonat e mi “kriminale”. Nga mbremja e te enjtes se 15 shtatorit 2016, kur perfundova ne Prokurorine e Krimeve te Renda, direkt nga studio e emisionit OPINION, e deri sot, u mbushen plote 5 vjet e 3 muaj. Sigurisht piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, u la i lire pasi kaloi 5 muaj te kendshem ne kavalishencen e Ministrise se Brendeshme ne Durres. Disa muaj me vone, avioni qe u rrezua nga mbipesha e “mallit” duke inauguruar pisten e re ne grykederdhjen e lumit Ishem, ju rikthye kompanise italiane qe e kishte ne pronesi. Sot pas 1918 ditesh, ende nuk ka nje vendim gjyqesor, per cfare ndodhi paraditen e 15 shtatorit 2016. Cila ishte organizata kriminale qe po trafikonte qindra kg kanabis? Kush e kishte ndertuar pisten per uljen e avioneve te narkotrafikut ne grykederdhjen e lumit Ishem?
Cila organizate kriminale e kishte financuar ndertimin e pistes dhe kush kishte dale garant per paprekshmerine e saj, edhe pse ne vije ajrore ndodhej vetem 7-8 kilometra larg nga aeroporti i vetem nderkombetar i Shqiperise. Gjjthsesi pas nje kohe kaq te gjate, dy telefonat e mi, njeri nje Samsung i kohes se “qepes” model GT-C5212, dhe tjetri nje Aifon 6, model te cilin kompania Apple sapo ka njoftuar se do ta nxjerre nga qarkullimi, te sekuestruar si prove materiale dhe te identifikuar me numer 417/1 dhe 417/2 tashme u rikthyen tek i zoti. Ne fakt duket ironike qe telefonat e sekuestruar nga Prokuroria per Krimet e Renda ne Tirane, m’u kthyen pas me shume se 5 vitesh nga prokuroria e Durresit. Gjithsesi mos mendoni se ne Shqiperi nuk ka drejtesi, por ajo ka kosto…