Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një prej tre të plagosurve nga shpërthimi i bombulës në Maliq.
Bëhet me dije se për shkak të plagëve të marrë 34-vjeçari Taulant Konica u dërgua menjëherë drejt Tiranës, por fatkeqësisht i riu nukm ka mundur dot të mbijetojë.
Theksojmë se ngjarja ndodhi 2 ditë më parë në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, ku shpërtheu bombola e gazit, duke shkaktuar tre të plagosur.