Ishte thuajse i sigurt kalimi i tij në Romë por në fund verdhekuqtë zgjodhën Jose Mourinho. E ardhmja e Maurizio Sarrit merr një tjetër rrjedhë, tani tekniku italian shihet më pranë një rikthimi në Premier League ku për të kanë shfaqur interesim dy klube të mëdha si Tottenham Hotspur dhe Arsenal. Sarri mund të marrë pikërisht ekipin që shkarkoi Mourinho pak ditë më parë.
Gjelat” kanë emëruar një trajner provizor deri në përfundim të këtij sezoni për të zgjedhur me qetësi trajnerin e ri. Sarri vlerësohet shumë në Londër për atë që arriti në krye të Chelsea duke i dhuruar titullin në Europa League. Jo vetëm Tottenham, Arsenal pritet të ndryshoj trajner në përfundim të këtij sezoni, Sarri gjithashtu është në majën e listës së dëshirave. Vetë trajneri preferon të drejtojë në Serie A, ishte një nga arsyet pse u largua nga Chelsea për të marrë drejtimin e Juves por për momentin ka pak ekipe në qarkullim që mund të plotësojnë egon e tij për të qenë konkurrues në Itali.
(BalkanWeb)