Në mesin e të arrestuarve në Elbasan është dhe ish-drejtori i Burgjeve Arjan Hoxha, i cili është dhe personi që ka njoftuar policinë për atë që po ndodhte në lagjen “5 Maji”.
Ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, i cili tha se ishte Hoxha ai që kishte telefonuar policinë, duke u prezantuar si përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.
Hoxha u zgjodh në postin e drejtorit të Burgjeve në vitin 2017, kur në krye të ministrisë së drejtësisë, në qeverinë teknike, ishte Gazment Bardhi.
Më herët Hoxha ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës në detyrën e kreut të sektorit të Krimit Ekonomik.
“Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, së në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.
Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.
Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin
dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik”, deklaroi Veliu gjatë konferencës për mediat.
Faxweb.al