Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
D. K., 49 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.