Një pensionist 80-vjeçar goditi me thikë gruan e tij 61-vjeçare natën mes Krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në Fanano di Gradara (Pesaro Urbino).

Emri i gruas ishte Natalia Kyrychok, kameriere në një restorant dhe kishte mbi 20 vjet në Itali. Bashkëshorti i saj, Vito Cangini, pa precedentë të mëparshëm penalë, ishte i bindur se ajo po e tradhtonte. Kur karabinierët u shfaqën në shtëpi, Cangini pranoi gjithçka.

Në ditën e Shën Stefanit, Vito Cangini endej nëpër qytet gjatë gjithë ditës, duke ndaluar për të pirë në vende të ndryshme derisa u deh. Në mbrëmje pronari i lokalit ku punonte gruaja dha alarmin duke mos e parë të mbërrinte dhe duke mos marrë përgjigje në telefon.

Kur policia u shfaq në shtëpinë e çiftit, zbuluan trupin e Natalia Kyrychok në dyshemenë e dhomës së gjumit: sipas hetimeve fillestare, gruaja u godit të paktën 4 herë me thikë në gjoks.