Ushtria e Egjiptit tha se një “shpërthim i kufizuar” ka goditur gazsjellësin në veri të gadishullit të Sinai të premten, një incident për të cilin pretendon përgjegjësinë dega rajonale e Shtetit Islamik.
Shpërthimi ndodhi pranë qytetit të el-Arish, në një zonë të gadishullit Sinai Peninsula ku përplasjet me militantët islamikë kanë qenë të shpeshta, megjithë përpjekjet e shpeshta dhe brutale të ushtrisë së Egjiptit kundër tyre.
ISIS nuk ka dhënë prova për autorsinë e sulmit por tha se luftëtarët e tij kishin shpërthyer mjete artizanale në linjën e gazit natyral të Egjiptit drejt Izraelit, duke shkaktuar “dëme të konsiderueshme materiale”.
Masa e dëmeve nuk ishte e qartë pasi autoritetet egjiptiane thanë vetëm se zjarri i shkaktuar ishte shuar .
Në shkurt një akt i ngjashëm sabotazhi u mor përsipër nga ISIS në të njëjtin rajon.
Egjipti eksporton gaz natyral drejt Izraelit me anë të një degëzimi nënujor të Gazsjellësit Arabik.