Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë para ndërrimit të viteve në Parma, Itali.

Pas një sherri të ndodhur në barin ‘Honk-Kong’ rrugën ‘Savani’ në Parma, një 54-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë disa herë në kraharor.

Sipas të dhënave të para, shqiptari pasi është qëlluar me thikë, ka mundu të dalë jashtë dhe më pas është rrëzuar në trotuar.

Fatmirësisht ndaj tij është dhënë ndihmë e shpejtë nga auto-ambulanca që ishte thirrur në vendin e ngjarjes nga policia.

Ai është shtruar në spital me ‘kodin e kuq’ dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane po heton për të zbuluar autorët e plagosjes.

Pas