Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar te vras me thikë bashkëshorten e tij.
54-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.
Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen.
Ndërkohë kujtojmë se pak javë më parë, Taulant Malaj, një tjetër shqiptar në Itali, plagosi gruan, vrau vajzën me fqinjin me thikë pasi dyshonte se e shoqja e tradhtonte.